TUMA E KAMENICËS     
Qendër Arkeologjike dhe Muzeale    
ENGLISH   FAQJA KRYESORE STAFI SEMINARE NGJARJE PROGRAME SHKOLLORE  

NGJARJE

FESTIMET E PËRVJETORIT TË PARË QË NGA HAPJA E “QENDRËS SË TRASHËGIMISË KULTURORE TË KAMENICËS"

Më 28 qershor 2008, “Qendra e trashëgimisë kulturore e Kamenicës” festoi përvjetorin e parë që nga hapja e tij. Stafi organizoi një ekspozitë fotografike me të gjitha aktivitetet e ndërmarra deri tani: seminaret, tryeza e rrumbullakët, koncerti me muzikë klasike, ekspozitat dhe ngjarjet më të rëndësishme, siç është vizita e Kryeministrit.

 

 
 

Një pjesë e veçantë iu rezervua programit shkollor dhe u shfaq një video me një përmbledhje të aspekteve të tij më domethënëse, siç janë leksionet me tema të ndryshme arkeologjike, gërmimi eksperimental, shfaqja e dhënë nga nxënësit e Luftës mes Ilirëve dhe Romakëve.

 

 
Mes mësuesve dhe nxënësve mori pjesë në festime dhe drejtori i drejtorisë rajonale të arsimit, Z. Andrea Mano, i cili shprehu vlerësimin e tij të lartë për programin shkollor të qendrës dhe shpresën se do të vazhdojë dhe vitin tjetër shkollor. U ra dakord se “këndi”, ku tani janë riprodhimet e dy varreve, do të pasurohet me një çark, një furrë pjekje për qeramikën dhe pajisje të tjera ku nxënësit mund të eksperimentojnë teknologjitë antike.
 
Shtypi dhe media treguan gjithashtu interesin e tyre për këtë ngjarje dhe ky ishte rasti për të bërë një përmbledhje rreth numrit, tipit dhe shpërndarjes së visitorëve përgjatë vitit.
 




 


Miq të muzeut
Buletini vjetor
Kontakte


Kalendari i aktiviteteve

8 Mars 2008: "Roli i Gruas gjatë shekujve dhe Gratë Korçare që kanë lënë gjurmë në Histori".
8-10 Mars 2008: Ekspozim i skeletit origjinal të nënës dhe fëmijës që erdhi në dritë pas 2500 vjetësh.
19 Prill 2008: Tryezë e rrumbullakët “Arkeologja sperimentale: përshtypje dhe propozime”.
10 Maj 2008: Tuma e Kamenicës në sytë e një piktori.
28 Qershor 2008: Celebrimi i një vjetorit të hapjes të Qendrës Arkeologjike dhe Muzeut të Kamenicës.