TUMA E KAMENICËS     
Qendër Arkeologjike dhe Muzeale   
ENGLISH   FAQJA KRYESORE STAFI SEMINARE NGJARJE PROGRAME SHKOLLORE  

NGJARJE

FESTIMET E PËRVJETORIT TË PARË QË NGA HAPJA E “QENDRËS SË TRASHËGIMISË KULTURORE TË KAMENICËS”

Më 28 qershor 2008, “Qendra e trashëgimisë kulturore e Kamenicës” festoi përvjetorin e parë që nga hapja e tij. Stafi organizoi një ekspozitë fotografike me të gjitha aktivitetet e ndërmarra deri tani: seminaret, tryeza e rrumbullakët, koncerti me muzikë klasike, ekspozitat dhe ngjarjet më të rëndësishme, siç është vizita e Kryeministrit. më shumë >>

 

VIZITA E KRYEMINISTRIT SALI BERISHA

Në 21 qershor 2008 në qendrën arkeologjike dhe muzeale të Kamenicës ndodhi një ngjarje shumë e rëndësishëm, vizita e Kryeministrit Sali Berisha. më shumë >>

 

EKSPOZITA “TUMA E KAMENICËS NË SYTË E NJË PIKTORI”

Më 17 Prill 2008 u inaugurua ekspozita “Tuma e Kamenicës në sytë e një piktori” e cila përmban pikturat e një grupi studentësh të vitit të parë të shkollës së mesme të Arteve “Tefta Tashko”, të cilët janë drejtuar nga profesori i tyre, piktori i mirënjohur korçar Sotiraq Xega. më shumë >>

   

PJESËMARRJA E “QENDRËS SË TRASHËGIMISË KULTURORE TË KAMENICËS” NË PLANIN PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË ZONËS SË KORÇËS

Që nga fillimi i prillit 2008, drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Kulturore të Kamenicës, profesor Skënder Aliu (i pari nga e majta në foto), është anëtar i komitetit për zhvillimin e turizmit, të krijuar nga bashkia e Korçës. Qendra e Kamenicës është konsideruar një nga vendet kyçe me standarde të përshtatshme për të tërhequr turistë lokalë dhe të huaj në rajonin e Korçës.
 

EKSPOZIMI I SKELETEVE ORIGJINALE TË NENËS DHE FETUSIT TË SAJ, TË ZBULUARA GJATË GËRMIMEVE NË TUMËN E KAMENICËS

 

Me rastin e festës së 8 Marsit, Muzeu Arkeologjik në qendrën e trashëgimisë kulturore të Tumës së Kamenicës organizoi më datat 7-8-9 Mars 2008 ekspozimin e gjetjes unikale në Shqipëri .

më shumë >>

 

FESTIMET E “DITËS SË TRASHËGIMISË KULTURORE”



Në 27 Shtator 2007, në rastin e festimit të Ditës së Trashëgimisë Kulturore, Muzeu dhe Qëndra arkeologjike e Kamenicës mori pjesë në iniciativën e hyrjes së lire. Numri i vizitorëve ishte mjaft i lartë, si të banorëve vendase ashtu edhe të turistëve të huaj.


Nxënës të shkollave 9-vjeçare nga fshatrat afër Kamenicës gjithashtu përfituan për të kaluar disa orë në qëndër.

KONCERTI I MUZIKËS KLASIKE



Në 15 Shtator 2007 u zhvillua një koncert me muzikë klasike në ambientet e muzeut të Kamenicës. Ky koncert u organizua nga Grupi Shqiptarë i Arkeologjisë së Shpëtimit me mbështetjen e Bashkisë së Korçës.më shumë >>


HAPJA E TUMËS SË KAMENICËS SI NJË QËNDËR E RE E TRASHËGIMISË KULTURORE



   

Në 27 Qershor 2007 u zhvillua hapja e Tumës së Kamenicës si një qëndër e re e trashëgimisë kulturore, më e reja në Shqipëri.më shumë >>

 


Miq të muzeut
Buletini vjetor
Kontakte


Kalendari i aktiviteteve

8 Mars 2008: "Roli i Gruas gjatë shekujve dhe Gratë Korçare që kanë lënë gjurmë në Histori".
8-10 Mars 2008: Ekspozim i skeletit origjinal të nënës dhe fëmijës që erdhi në dritë pas 2500 vjetësh.
19 Prill 2008: Tryezë e rrumbullakët “Arkeologja sperimentale: përshtypje dhe propozime”.
17 Maj 2008: Tuma e Kamenicës në sytë e një piktori.
28 Qershor 2008: Celebrimi i një vjetorit të hapjes të Qendrës Arkeologjike dhe Muzeut të Kamenicës.