TUMA E KAMENICĖS     
Qendėr Arkeologjike dhe Muzeale    
ENGLISH   FAQJA KRYESORE STAFI SEMINARE NGJARJE PROGRAME SHKOLLORE  

PROGRAME SHKOLLORE

Njė nga objektivat kryesore tė qėndrės arkeologjike dhe muzeut tė Kamenicės ėshtė organizimi i aktiviteteve edukuese me nxėnėsit e shkollave dhe studentėt e universiteteve, nė mėnyrė qė tė rrisin informacionin pėr vlerat e trashėgimisė kulturore arkeologjike dhe pėr tė promovuar njė kulturė qė shkatėrrimi dhe grabitja e qėndrave arkeologjike po dėmton tė ardhmen e Shqipėrisė.

Aktivitete ditore nė qėndėr sigurojnė mundėsinė pėr tė marrė pjesė nė njė gėrmim tė simuluar, duke pėrdorur vegla dhe teknika regjistrimi tė vėrteta. Pėr kėtė qėllim janė krijuar kopjet e dy varreve, tė pajisura me skelete plastike dhe kopje tė enėve prej qeramike dhe stolive tė gjendura nė varret e tumės.

Projekti shkollorė pėrbėhet nga dy pjesė: sė pari, Profesor Skėnder Aliu jep njė leksion hyrės mbi parimet e arkeologjisė dhe prehistorisė nėpėr shkolla.

Sė dyti, klasa me 20/25 nxėnės vijnė nė qėndėr pėr njė ditė tė tėrė shkollore, ata bėjnė njė vizitė tė strukturave monumentale dhe tė muzeut, mė pas njė leksion se ēfarė do tė bėjnė, me parimet e gėrmimit arkeologjik dhe stratigrafisė nga Nertila dhe mė pas ata eksperimentojnė nė tė vėrtet gėrmimin dhe dokumentimin e tė dy kopjeve tė varreve.

Veē gėrmimit me veglat e vėrteta, ata dokumentojnė varret mbi skedat zyrtare gėrmimit, bėjnė fotografi dhe sitin depozitėn.

Mė pas ata rindėrtojnė kopjet e enėve tė plota por tė thyera dhe pėrshkruajnė kopjet e enėve dhe e objekteve tė bronzi (byzylyqe dhe gjilpėra) qė ata gjejnė si inventar varresh.

Me pak fjalė, ata ndjekin njė proēedurė tė vėrtet, me njė pėrqėndrim tė veēantė nė dokumentimin kėshtu qė ata do tė kuptojnė ndryshimin midis arkeologėve dhe “amatorėve”/ grabitėsve. Programi ka filluar qė nga muaj tetor, me hapjen e vitit shkollor dhe ka qenė jashtėzakonishtė i suksesshėm. Si mėsuesit ashtu edhe nxėnėsit janė tė entuziasmuar dhe kalendari ėshtė tėrėsisht i rezervuar.
     
 

Përveç aktivitetit të gërmimit eksperimental, nxënësit e klasës së 8-të të shkollës 9-vjeçare “Shkolla e Re” në Korçë, në 6 qershor 2008 morën iniciativën për të organizuar një shfaqje që përfaqësonte Luftën mes Ilirëve dhe Romakëve.

   
 
   
  Ky aktivitet u mirëprit nga stafi i muzeut, si një shenjë e suksesshme e bashkëpunimit të frytshëm mes Qendrës së Tumës së Kamenicës dhe shkollave dhe e konsekuencës pozitive të programit shkollor.
Miq tė muzeut
Buletini vjetor
Kontakte


Kalendari i aktiviteteve

8 Mars 2008: "Roli i Gruas gjatė shekujve dhe Gratė Korēare qė kanė lėnė gjurmė nė Histori".
8-10 Mars 2008: Ekspozim i skeletit origjinal tė nėnės dhe fėmijės qė erdhi nė dritė pas 2500 vjetėsh.
19 Prill 2008: Tryezė e rrumbullakėt “Arkeologja sperimentale: pėrshtypje dhe propozime”.
17 Maj 2008: Tuma e Kamenicės nė sytė e njė piktori.
28 Qershor 2008: Celebrimi i njė vjetorit tė hapjes tė Qendrės Arkeologjike dhe Muzeut tė Kamenicės.