TUMA E KAMENICËS     
Qendër Arkeologjike dhe Muzeale    
ENGLISH   FAQJA KRYESORE STAFI SEMINARE NGJARJE PROGRAME SHKOLLORE  

Aktiviteti shkencor: “Roli i gruas gjatë shekujve dhe gratë korçare që kanë lënë gjurmë në histori”

Maria Grazia Amore

Me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsi, Muzeu Arkeologjik në qendrën e trashëgimisë kulturore të Tumës së Kamenicës organizoi më 8 Mars 2008 një aktivitet shkencor. Nëpërmjet pesë prezantimeve të paraqitura në këtë aktivitet:

Maria Grazia Amore “Roli i gruas gjatë epokave Prehistorike deri në Mesjetën e hershme”
 
Adelina Nexhipi

 

Adelina Nexhipi “Pjesëmarrja e grave korçare në mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe konsolidimin e shtetit në Shqipëri”

Daniela Nasto

 

Daniela Nasto “Sevasti e Parashqevi Qiriazi, pionieret e para të emancipimit të vajzave e grave shqiptare”

Nertila Gegollari

 

Nertila Gegollari “Kontributet e shquara të grave korçare në fushën e shkencës e të kulturës”

Olkeda Lice

 

Olkeda Lice “Pozita e gruas në familje dhe shoqerinë shqiptare në këndvështrimin e së drejtës ndër vite”

  u bë një përmbledhje mbi positën e grave në familjen dhe rolin e tyre në shoqerinë përgjatë shekujve dhe midis shoqërive të ndryshme, duke arritur në një vështrim të përgjithshëm, të fundit, mbi të drejtat e grave në Ligjin shqiptar. Një pjesë e rendësishëm e seminarit u dedikua grave të Korçës së të kaluarës dhe që ende jetojnë, që kanë lënë një kontribut të shquar dhe të suksesshëm në fushën e shkencës e të kulturës, si Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, Mallama Sofroni, Lina Grameno, Andromaqi Zengo, Aleksandra Mano, Andromaqi Gjergji, Zhaneta Andrea, Elfrida Zefi, Irena Kallço, Zamira Kita, Anida Take, Pavlina Nikaj, Natasha Lako dhe shumë të tjera. Aktiviteti shkencor u ndoq nga një numër i madh pjesëmarrësish dhe përfaqësuesish të institucioneve, si kryetari i bashkisë së Korçës, Z. Niko Peleshi; prefekti i Korçës, Znj. Elfrida Zefi; kryetari i këshillit të qarkut, Z. Ilia Milo, ku të gjithë shprehën vlerësimin e tyre për aktivitetin. Një ndërhyrje stimuluese ishte edhe ajo e ofruar nga etnografja e njohur Znj. Andromaqi Gjergji. Debati interesant që pasoi në fund ishte përqëndruar mbi rendësinë e edukimit shkollor dhe nevoja për ta përmirësuar atë midis vajzave, shpesh të diskriminuara edhe në familjet e tyre.
Mr. Niko Peleshi Mrs. Elfrida Zefi Andromaqi Gjergji
  Numri i lartë i pjesëmarrësve konfirmoi se qendra e trashëgimisë kulturore të Tumës së Kamenicës po shndërrohet në një qendër të rëndësishme kulturore, edukuese dhe turistike në zonën e Korçës

 

 
Miq të muzeut
Buletini vjetor
Kontakte


Kalendari i aktiviteteve

8 Mars 2008: "Roli i Gruas gjatë shekujve dhe Gratë Korçare që kanë lënë gjurmë në Histori".
8-10 Mars 2008: Ekspozim i skeletit origjinal të nënës dhe fëmijës që erdhi në dritë pas 2500 vjetësh.
19 Prill 2008: Tryezë e rrumbullakët “Arkeologja sperimentale: përshtypje dhe propozime”.
10 Maj 2008: Tuma e Kamenicës në sytë e një piktori.
28 Qershor 2008: Celebrimi i një vjetorit të hapjes të Qendrës Arkeologjike dhe Muzeut të Kamenicës.