Më 19 Prill 2008, muzeu i qendrës së trashëgimisë kulturore të Tumës së Kamenicës organizoi një tryezë të rrumbullakët për të bërë një vlerësim rreth përshtypjeve dhe rezultateve të arritura deri tani nga veprimtaria e arkeologjisë eksperimentale, e eksperimentuar në qendrën dhe muzeun arkeologjik të Kamenicës). Ky takim ishte gjithashtu një mundësi për të diskutuar zhvillimet e ardhshme të kësaj pjese të rëndësishme të aktivitetit të qendrës së trashëgimisë kulturore. Pjesëmarrësit në këtë tryezë të rrumbullakët ishin më së shumti drejtorë, mësuesë të historisë dhe nxënës nga shkolla të ndryshme, të cilët kishin eksperimentuar programin e hedhur nga qendra . më shumë >>
|